Naim Murseli tregon, në versionin e tij, se si ndodhi vrasja e Liridona Ademajt

Naim Murseli tregon, në versionin e tij, se si ndodhi vrasja e Liridona Ademajt

Kronika January 29, 2026 - 11:05

Naim Murseli po vazhdon dëshminë e tij para trupit gjykues për vrasjen e Liridona Ademajt.

Image

Ai në fjalën e tij ka treguar para trupit gjykues versionin se si ka ndodhur vrasja e Liridona Ademjat në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

 

Më poshtë “Zëri” jua sjell një pjesë të deklaratës së tij:

“Dhe pas vetëm disa sekondash kam dëgjuar krismën, mua mu kanë dukur si dy krisma në ato momente dhe kam menduar që është shtënë në drejtim timin, tonin dhe nuk kam guxuar të kthehem prapa, kam vazhduar me vrapu me fëmijët dhe kur pushoi, do të thotë pas disa sekondash e kthej kokën dhe e shoh se Liridona nuk është askund dhe në atë moment vjen vetura e zezë ajo që ishte.....”. /Zëri

Image