Përfshihet nga zjarri një lokal në “Rrugën B” në Prishtinë
Foto: Zëri / Ilustrim

Përfshihet nga zjarri një lokal në “Rrugën B” në Prishtinë

Kronika January 29, 2026 - 08:34

Një lokal është përfshirë nga zjarri në mëngjesin e sotëm në “Rrugën B” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi

“Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes, ka pasur zjarr në një lokal në ‘Rrugën B’. Zjarri është shuar, ka përfunduar intervenimi. Ekipet tashmë janë kthyer në bazë”, bëri të ditur Gashi.

Sipas tij, ende nuk dihet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.