Ngacmohet seksualisht një grua në Fushë-Kosovë
Kronika
January 26, 2026 - 08:41
Një grua ka raportuar dje në stacionin policor në Fushë-Kosovë se është ngacmuar seksualisht nga një person, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të dielën në orën 18:00, përderisa pas intervistimit të të dyja palëve, me vendim të prokurorit, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Ngacmim seksual
Fushë-Kosovë / 25.01.2026 – 18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri