Gjendet i gjallë i riu nga Shqipëria që u aksidentua para dy ditësh në Jezerc
Kronika
January 23, 2026 - 16:43
Një shtetas i Shqipërisë, i moshës rreth 30-vjeçare është gjetur i gjallë pas një aksidenti që kishte pësuar dy ditë më parë në Jezerc të Ferizajt.
Ishte Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia e Kosovës, institucionet që arritën të gjenin 30-vjeçarin.
Bazuar në informacionet e Klan Kosovës, gjendja e të aksidentuarit është e rëndë.
