Raportohet se mes të ndaluarve për manipulim votash është edhe djali i Nait Hasanit
Kronika
January 23, 2026 - 10:54
Policia e Kosovës ka konfirmuar se, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po zhvillon një operacion lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.
Gazeta Sinjali ka raportuar se mes personave të ndaluar në operacionin e sotëm në Prizren për dyshime të manipulimit të votave është edhe djali i Nait Hasanit.
Ndryshe, Sinjali më herët nga burime të besueshme ka bërë të ditur se është konfirmuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të gjithë personat e shoqëruar sot në Polici, në kuadër të hetimeve për manipulim të procesit të votimit, ku mijëra vota dyshohet se janë transferuar nga një kandidat për deputet te tjetri.