Rrokulliset një veturë në Klinë, s’dihet për të lënduar
Kronika
January 22, 2026 - 17:27
Një aksident trafiku ka ndodhur këtë mbrëmje në Klinë.
Sipas pamjeve të publikuara nga “Klina.info”, një veturë është rrokullisur, megjithëse nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Zeri.info ka dërguar pyetje në Policinë Rajonale të Pejës, dhe është ende në pritje të përgjigjeve për detaje shtesë.