Vetëplagoset një person në Deçan
Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pas një lëndimi në gishtin tregues të dorës, i cili dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.
Sipas Policisë, i lënduari ka deklaruar se është vetëplagosur.
Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar një armë zjarri (revole) pa leje dhe një gëzhojë, që dyshohet se i përket të njëjtës armë.
Rasti mbetet nën hetime në konsultim me prokurorin kujdestar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Deçan / 17.01.2026 – 02:50. Policia është njoftuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimit në gishtin tregues të dorës e që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Njësitë policore kanë kontaktuar me të lënduarin m/k dhe i njëjti ka deklaruar se është vet plagosur. Si prova materiale policia ka sekuestruar një armë zjarri (revole) pa leje dhe një gëzhojë qe dyshohet se është e të njëjtës armë. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti mbetet nën hetime. /Zëri