Vdes në Slloveni i riu nga Malisheva

Vdes në Slloveni i riu nga Malisheva

Kronika January 16, 2026 - 08:59

Një 28-vjeçar kosovar ka vdekur në Slloveni si pasojë e një aksidenti trafiku.

Viktima është Leunit Kastrati nga fshati Turjakë i Malishevës, transmeton Zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e fshatit Turjakë në Facebook, ku ka treguar se Leuniti ishte djali i vetëm i familjes, derisa i janë shprehur ngushëllime familjes Kastrati.

Njoftimi:

Sot, me dhembje dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se pas një aksidenti të rëndë trafiku në Slloveni, ka ndërruar jetë mërgimtari ynë, Leunit Kasum Kastrati, në moshën 28-vjeçare.

Leuniti, djali i vetëm i familjes Kastrati, u nda në lulen e rinisë, duke lënë pas mall, kujtime dhe dhimbje të pashuar në zemrat e të gjithëve që e njohën.

Në këto momente të vështira, lutemi që Zoti t’i japë forcë e durim familjes dhe farefisit për ta përballuar këtë tragjedi të rëndë.

Allahu e mëshiroft dhe e shpërbleft me Xhenet Leunitin!

Ngushëllime të sinqerta familjes Kastrati dhe gjithë bashkëfshatarëve!

Image