Aksidenti në Carralevë, QKUK: Katër të lënduarit në gjendje stabile
Kronika
January 15, 2026 - 23:03
Një i vdekur e katër të lënduar është bilanci i aksidentit që ndodhi sonte në rrugën Carralevë-Komoran.
Katër personat e lënduar u dërguan për trajtim në QKUK.
Doktoresha Dafina Basholli, dha detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të tyre.
“Gjendja shëndetësore është stabile, janë duke u kryer ekzaminimet dhe duke marrë trajtimin e nevojshëm”, deklaroi ajo për klankosova.