Policia ekstradon nga Anglia për në Kosovë të kërkuarin me urdhërarrest ndërkombëtar
Kronika
January 15, 2026 - 22:53
Policia e Kosovës, në koordinim sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në
Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet Angleze pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të pergjithshëm”, raporton Zeri.info.
“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Angleze, dhe pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për
vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri