Plagosja në Pejë, Policia jep detaje
Kronika
January 12, 2026 - 09:50
Një person brenda një lokali është plagosur me armë zjarri e më pas është goditur me mjet të fortë.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 09:15, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar nga ekipet policore.
“Raportohet se brenda një lokali privat, persona të pa njohur dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri dhe kanë goditur me mjet të fortë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport.