Plagosja me armë zjarri në Pejë, prokurori i krimeve të rënda në vendin e ngjarjes
Një person ka mbetur i plagosur sot në Pejë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se i plagosuri fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se prokurori i krimeve të rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se janë duke u ndërmarrë veprime intensive hetimore.
“Prokurori i krimeve te renda ka dale ne vendin e ngjarjes. Jane tu u marre me identifikimin e personave, deri tani jane disa persona te dyshuar. Jane duke punuar policia dhe prokuroria per identifikimin dhe arrestimin e personave”, ka thënë Nikçi për Tëvë1.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me motivin e plagosjes.