Tentoi të kalonte lumin Mat, rrjedha e fortë i merr jetën 66-vjeçarit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhhr mëngjesin e sotëm në qarkun e Matit, ku një 66-vjeçar është gjetur i pajetë në rrjedhën e lumit Mat.
Sipas dyshimeve paraprake, viktima ka humbur jetën pasi është marrë nga rrjedha e fortë e lumit gjatë tentativës për ta kaluar atë.
“Si rezultat, mëngjesin e sotëm, në rrjedhën e lumit Mat, në fshatin Fshat, u gjet trupi i pajetë i shtetasit Xh.Zh., 66 vjeç. Nga veprimet paraprake të kryera, dyshohet se 66-vjeçari, gjatë tentativës për të kaluar lumin, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal per shtetasit L.G., 67 vjeç; A.G., 37 vjeç; si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
-Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, është marrë informacion se shtetasi Xh.Zh., banues në fshatin Fshat, bashkia Klos, kishte humbur kontaktet me familjen e tij.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me familjarët, kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Si rezultat, mëngjesin e sotëm, në rrjedhën e lumit Mat, në fshatin Fshat, u gjet trupi i pajetë i shtetasit Xh.Zh., 66 vjeç. Nga veprimet paraprake të kryera, dyshohet se 66-vjeçari, gjatë tentativës për të kaluar lumin, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.