Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj, publikoi video duke shtënë me armë
Kronika
January 01, 2026 - 21:01
Të hënën, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë që një person kishte publikuar një video në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.
Gjatë ditës së sotme, personi është identifikuar dhe është T.I., 31 vjeç, i cili më pas ka dorëzuar armën, me të cilën dyshohet se kishte shtënë.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet në komunikatë. /Zëri