Detaje nga përplasja e dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, arrestohet shoferja që dyshohet se e shkaktoi aksidentin

Detaje nga përplasja e dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, arrestohet shoferja që dyshohet se e shkaktoi aksidentin

Kronika December 14, 2025 - 10:41

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, kilometri i 27-të.

Policia ka njoftuar se rreth orës 07:47 kishte pranuar informacion për një aksident trafiku.

Sipas të dhënave në aksident janë përfshirë dy vetura civile, të drejtuara nga gra kosovare.

Si pasojë e përplasjes, dy gra kosovare kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit kompetent, drejtuesja e dyshuar si shkaktare e aksidentit është dërguar në mbajtje.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.