Arrestohet një 36-vjeçar në Ferizaj, kërkohej për vrasje në tentativë
Kronika
December 09, 2025 - 20:08
Të martën rreth orës 18:00 është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare me inicialet F.M., i cili ishte në kërkim.
Ai kërkohej për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.
“Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 2 vjet e 6 muaj”, thuhet në komunikatë. /Zëri