Aksident mes një motoçiklisti dhe një këmbësori, lëndohet një person

Aksident mes një motoçiklisti dhe një këmbësori, lëndohet një person

Kronika December 08, 2025 - 09:06

Një person është lënduar mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për "Zërin" zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, i cili ka treguar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe një këmbësor.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Arbënor e Astrit Dehari’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor”, ka treguar Pllana.

Ndërkaq, siç tha Pllana, me rastin po merret Njësiti i Policisë së Kosovës për Trafik. /Zëri