Dy persona të zhdukur, në Deçan e Klinë
Foto: Ilustrim

Dy persona të zhdukur, në Deçan e Klinë

Kronika December 07, 2025 - 08:58

Dy persona janë raportuar të zhdukur- një në Deçan dhe një në Klinë.

Në Deçan, djali e ka raportuar të zhdukur nënën e tij.

“Deçan 02.12.2025-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nëna e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Ndërsa në Klinë burri e ka raportuar të zhdukur gruan e tij.

“Klinë 06.12.2025-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur Policia përmes raportit ditor. /Zëri