Policia ua gjen në veturë mbi 130 mijë euro dy personave në Çagllavicë

Policia ua gjen në veturë mbi 130 mijë euro dy personave në Çagllavicë

Kronika December 05, 2025 - 09:06

Dy persona në Çagllavicë janë shoqëruar në stacionin policor, pasi në veturën e tyre policia ka gjetur një shumë të madhe parash.

Sipas Policisë, në veturë ishte një shtetas gjerman dhe një kosovar, ku gjatë kontrollit i janë gjetur 138 mijë euro, transmeton Zeri.info.

“Njësiti policor gjatë kontrollimit të automjetit me targa vendore ka gjetur dhe sekuestruar një shumë parash prej 138.850 € (njëqind e tridhjetë e tetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë euro). Lidhur me rasti në stacion policor janë sjellë dy të dyshuarit meshkuj, njëri shtetas gjerman dhe tjetri kosovar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri