59 u lënduan e një vdiq nga aksidentet në trafik në rajonin e Ferizajt gjatë nëntorit

59 u lënduan e një vdiq nga aksidentet në trafik në rajonin e Ferizajt gjatë nëntorit

Kronika December 02, 2025 - 09:49

Gjatë muajit nëntor të këtij viti, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han i Elezit, janë raportuar gjithsej 141 aksidente në komunikacionin rrugor, prej tyre:

- 59 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 83 persona,
- 82 aksidente me dëme materiale.

Sipas statistikave të Policisë, për krahasim, gjatë muajit nëntor të vitit 2024 janë raportuar gjithsej 153 aksidente, prej tyre:

- 1 me fatalitet, 1 person i vdekur

- 60 aksidente me lëndime, me 92 persona të lënduar,

- 92 aksidente me dëme materiale.

Sipas kësaj, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një zbritje prej - 7,80 %.

Po ashtu, gjatë muajit nëntor 2025, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 6.340 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 140 shoferë automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Në muajin nëntor të vitit 2024 ishin shqiptuar gjithsej 5.063 gjoba, që paraqet një rritje prej + 25.2 % këtë vit. /Zëri