Dy persona goditen nga rryma në Gjilan, po ndërronin njehsorët
Kronika
December 02, 2025 - 08:36
Dy persona janë goditur nga rryma të hënën në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan, pasi ishin duke punuar në ndërrimin e njehsorëve.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, të dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore, me ç’rast edhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë, derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve, janë goditur nga rryma. Si pasojë të njëjtët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.