Arrestohet një person në lagjen “Marigona” në Prishtinë, i sekuestrohen mbi 52 mijë euro dhe vetura
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person në lagjen “Marigona” në Prishtinë, i sekuestrohen mbi 52 mijë euro dhe vetura

Kronika December 02, 2025 - 08:27

Një shtetas i huaj është arrestuar në lagjen “Marigona” në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer krim të organizuar e që i njëjti kishte urdhërarrest të lëshuar nga Suedia.

Polica ka njoftuar se te shtëpia ku banonte i dyshuari janë sekuestruar 52 mijë e 480 euro para të gatshme, letërnjoftim dhe patentë shofer i falsifikuar, tre telefona celularë, një orë Rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Krim i organizuar /Realizim i urdhërarrestit ndërkombëtar

Lagjja “Marigona” / 01.12.2025 – 22:30. Njësitë e Task-forcës kanë ndaluar dhe arrestuar një mashkull shtetas të huaj, i dyshuar lidhur me një rast krim i organizuar. I njëjti po ashtu kishte edhe urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 52 480 € para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, tre telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri