Deçanasi raporton se i janë vjedhur 150 mijë euro në shtëpi
Foto: Ilustrim

Deçanasi raporton se i janë vjedhur 150 mijë euro në shtëpi

Kronika November 20, 2025 - 11:37

Një person ka raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Policinë e Deçanit se i janë vjedhur 150.000 euro në shtëpinë e tij.

Rasti fillimisht është trajtuar nga Policia e Deçanit, ndërsa më pas është kaluar në kompetencë të Drejtorisë Rajonale të Hetimeve.

Sipas Shkodran Nikçit, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Prokuroria ndodhet në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të dhënë autorizime për identifikimin e personit ose personave të dyshuar, si dhe për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

“Mbrëmë është raportuar një rast në Policinë e Kosovës, konkretisht në Policinë e Deçanit, se një personit i janë vjedhur 150.000 euro në shtëpinë e tij. Rasti fillimisht është trajtuar nga Policia e Deçanit, ndërsa më pas është kaluar në kompetencë të Drejtorisë Rajonale të Hetimeve. Në këtë rast, Prokuroria ndodhet në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të dhënë autorizime për identifikimin e personit ose personave të dyshuar, si dhe për lokalizimin dhe arrestimin e tyre”, ka deklaruar Nikçi për Dukagjinin.