Gjobiten dy shoferë në Ferizaj për kundërvajtje në trafik

Gjobiten dy shoferë në Ferizaj për kundërvajtje në trafik

Kronika November 16, 2025 - 18:11

Policia ka njoftuar se janë gjobitur dy shoferë në Ferizaj.

Rasti i parë është raportuar me datë 15.11.2025 rreth orës 16:25, në fshatin Sazli, ku shoferi Z.N., është kapur duke lëvizur me 119 km/h në zonë me kufizim 50 km/h.

Për këtë kundërvajtje të rëndë, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, si dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 3 muaj.

Ndërsa, rasti tjetër është raportuar me datë 16.11.2025 rreth orës 16:05 në Ferizaj është ndaluar shoferi V.J., i cili është kapur duke përdorur telefonin cellular gjatë vozitjes.

“Për këtë shkelje, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 3 pikë negative, si dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj”, thuhet në njoftim./Zëri