Policia shpall në kërkim tre të rinj nga Peja, kërkon ndihmë për lokalizimin dhe arrestimin e tyre

Policia shpall në kërkim tre të rinj nga Peja, kërkon ndihmë për lokalizimin dhe arrestimin e tyre

Kronika November 14, 2025 - 14:52

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes një komunikate për media ka kërkuar ndihmë në lokalizimin dhe gjetjen e tre të dyshuarve nga Peja.

Policia në njoftim thotë se duke u bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personave të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e kërkuar janë:

ISMET (Rexhep) KELMENDI, i lindur më 09.09.2005 në Pejë.

VALTRIM (Shefqet) KELMENDI, i lindur më 28.02.2005 në Pejë

PREMTON (Megjid) BERISHA, i lindur më 11.09.2005 në Pejë

Të pandehurit janë të kërkuar për veprat penale:

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Lëndim i lehtë trupor

Kanosje.