Prej dy ditësh s’dihet gjë për fatin e tyre, Policia në kërkim të dy femrave në Kamenicë
Foto: Ilustrim

Prej dy ditësh s’dihet gjë për fatin e tyre, Policia në kërkim të dy femrave në Kamenicë

Kronika November 13, 2025 - 09:43

Mesditën e së martës dy femra janë larguar nga shtëpia e tyre në Kamenicë dhe më s’dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Person i zhdukur

Kamenicë, 11.11.2025 - 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat, femra kosovare, janë larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti në procedurë hetimore. /Zëri