Prokuroria e Gjakovës ngre aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë
Foto: Laura Hasani

Prokuroria e Gjakovës ngre aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë

Kronika November 11, 2025 - 15:34

Është ngritur aktakuzë ndaj V.K., i cili dyshohet për veprën “Vrasje në tentativë”.

Njoftimi u bë nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Sipas dosjes të organit të akuzës, i pandehuri më datë 14.09.2025, rreth orës 11:00, në rrugën “Washington” Gjakovë, te pjesa e jashtme e kafenesë “C.P.”, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin R.B., nga Gjakova, në atë mënyrë që gjatë një mosmarrëveshjeje të çastit në mes tyre, papritmas i pandehuri nxjerr thikën dhe fillimisht e godet në krahun e majtë të dorës, i dëmtuari merr një shpuzore plastike të duhanit dhe e godet në pjesën e majtë të kokës, i pandehuri vazhdon duke e goditur edhe në pjesë tjera të trupit dhe atë në regjionin abdominal poshtë majtas, në vithe majtas dhe në dy krahët e duarve.