Atentati në Rinas, viktima është krahu i djathtë i Emiljano Shullazit
Kronika
November 11, 2025 - 15:16
Njëri nga viktimat që u regjistrua në atentatin vetëm 100 metra nga hyrja e aeroportit të Rinasit është Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Ndërkohë, autorët dyshohet se i kanë vënë flakën automjetit që përdorën për të realizuar atentatin në fshatin Halil të Krujës.
Ndryshe, Emiliano Shullazi është i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale.
Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, ose trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. /a2cnn