Po kërkohej për tentim vrasjeje në Prishtinë, i mituri bie në prangat e policisë
Kronika
November 11, 2025 - 14:52
Policia në Prishtinë ka bërë me dije se ka arrestuar një të mitur me inicialet M.G., i cili po kërkohej për një rast të tentim vrasjes.
Bëhet e ditur se i dyshuari ka qenë në kërkim nga organet e rendit për një rast tentim vrasjeje, që ka ndodhur më 4 nëntor në kryeqytet.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të Shtetit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes”, thotë Policia në njoftim.