Një i vdekur pas një aksidenti në dalje të autostradës Bresje - Fushë-Kosovë
Foto: Zëri / Ilustrim

Një i vdekur pas një aksidenti në dalje të autostradës Bresje - Fushë-Kosovë

Kronika November 11, 2025 - 12:18

Një person ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku, që ka ndodhur në dalje të autostradës Bresje – Fushë-Kosovë.

Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

"Rreth orës 01:00, datë 11.11. 2025, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në dalje të autostradës në Bresje – Fushë-Kosovë. Në aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete", ka deklaruar ai.

Ai shtoi tutje se Policia është marrë me procedurat në vendngjarje. /Zëri