Astrit Isufi ishte i plagosur kur u arrestua sot nga policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Astrit Isufin, të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve në Golluboc të Malishevës.
Në njoftim thuhet se gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast.
I dyshuari është arrestuar në mëngjesin e sotëm në fshatin Pllaqicë dhe i njëjti ishte i plagosur me armë zjarri, transmeton Zeri.info.
“Sot, më datë 07.11.2025, rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë, është arritur të arrestohet personi i dyshuar A. I. (1983), mashkull kosovar”.
“Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi i njëjti ka pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor.
Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër dhe po udhëhiqen në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftim. /Zëri