Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, raportohet se ishte në lidhje me djalin e një biznesmeni nga Maqedonia

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, raportohet se ishte në lidhje me djalin e një biznesmeni nga Maqedonia

Kronika November 06, 2025 - 11:04

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm.

Një vajzë e re 25-vjeçare kishte humbur jetën, pasi kishte rënë nga kati i katërt i ndërtesës, ku jetonte me qira. Policia kuptoi se bëhet fjalë për një studente nga Kosova.

Me të kuptuar lajmin, në vendngjarje kishte dalë edhe prokurori kujdestar. Në raportin e tyre thuhet: “Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale”.

“Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria.

Megjithatë, sipas informacioneve të gazetës Express, vajza kishte qenë në një lidhje dashurie me djalin e një biznesmeni nga Maqedonia e Veriut.

Familjarët e vajzës së ndjerë i thanë gazetës Express se vajza e tyre, tanimë e ndjerë, kohëve të fundit ka pasur mosmarrëveshje dhe probleme me të dashurin e saj nga Maqedonia e Veriut. Megjithëse ende nuk ka version zyrtar nga organet e shtetit se çfarë në të vërtetë ndodhi, pra rasti ende konstatohet si “Vdekje e dyshimtë”.