Ambasada e Kosovës konfirmon: Shtetasja kosovare gjendet e vdekur në Tetovë
Kronika
November 06, 2025 - 08:39
Një shtetase e Republikës së Kosovës është gjetur pa shenja jete sot në mbrëmje në një lagje të Tetovës. Lajmin e ka konfirmuar Ambasada e Kosovës në Shkup.
Ambasada ka njoftuar se është informuar nga Policia Rajonale e Tetovës dhe se po e ndjek nga afër rastin në bashkëpunim me autoritetet lokale.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit", thuhet në njoftim.