Vidhen 130 euro dhe dy orë dore në një xhami në Fushë-Kosovë
Foto: Zëri / Ilustrim

Vidhen 130 euro dhe dy orë dore në një xhami në Fushë-Kosovë

Kronika November 02, 2025 - 09:15

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se të shtunën, në Fushë-Kosovë, persona të panjohur kanë depërtuar në një xhami përmes një dritareje dhe kanë vjedhur 130 euro para të metalta dhe dy orë dore.

Bëhet e ditur po ashtu se policia ka nisur hetimet rastin.

“Fushë-Kosovë / 01.11.2025 – NN. Raportohet se persona të panjohur me përdorim force përmes një dritareje kanë depërtuar në një zyrë të objektit fetar (xhamisë), dhe nga ty kanë vjedhur 130 euro para të metalta dhe dy orë dore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.