Arrestohet polici i Serbisë në Jarinje, i konfiskohet municion dhe afro 10 mijë euro
Një pjesëtar i policisë së Serbisë, është arrestuar në hyrje të pikës kufitare në Jarinje.
Gjatë kontrollit, në veturën e tij me tabela të Beogradit, janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishekë, dhe para të gatshme në vlerë prej 9.900 eurosh si dhe 26 mijë dinarë serb.
Ai po dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.
“Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin tashmë kanë nisur edhe hetimet nga organet e rendit.
Raporti i plotë i policisë, pa ndërhyrje:
IMPORTI, EKSPORTI, FURNIZIMI, TRANSPORTI, PRODHIMI, KËMBIMI, NDËRMJETËSIMI OSE SHITJA E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE
PKK Jarinje / 01.11.2025 – 10:02. Në vendkalimin kufitar në hyrje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pjesëtar i policisë së Serbisë, për shkak se në veturën me targa të Beogradit të cilën ishte duke e drejtuar gjatë kontrollit në bagazhi janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishek, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinar serb. Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Zëri