Vrasja në Fushticë të Poshtme të Drenasit, arrestohet i dyshuari
Kronika
November 02, 2025 - 08:43
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar për vrasjen që ka ndodhur të shntunën në fshatin Fushticë e Poshtme në Drenas, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë, po ashty është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
VRASJE
Fushticë e Poshtme, Gllogoc / 01.11.2025 – 13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte qëlluar me armë zjarri për vdekje viktimën mashkull kosovar. Është sekuestruar pistoleta, një gëzhojë dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri