Gruaja që u godit nga automjeti në Fushë-Kosovë u dërgua për trajtim mjekësor
Kronika
November 01, 2025 - 23:17
Policia e ka konfirmuar raportimin se një grua është goditur nga një automjet në Fushë-Kosovë, rreth orës 22:00, të shtunën.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja, e cila menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor,” ka thënë Ahmeti. /klankosova