Vodhën para në një lokal në Mitrovicë të Veriut, ndalohen për 48 orë të dyshuarit
Dy persona të dyshuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në rrugën “Dervarska” në Mitrovicë të Veriut janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Të arrestuar lidhur me rastin janë një 48 vjeçar me inicialet Z.M dhe një 28 vjeçar me inicialet K.C.
“Sipas deklarimeve të ankuesit, dy persona të dyshuar kishin hyrë me forcë në lokalin e tij dhe nga aty kishin vjedhur një shumë të parave. Njëri nga të dyshuarit ishte ndaluar nga punëtorët e një kompanie të sigurimit fizik, ndërsa personi tjetër ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore-operative, policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë edhe të dyshuarin e dytë. Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim”.
Policia njofton poashtu se gjatë kontrollit, tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave që dyshohet se ka lidhje me rastin.
“Nga hetimet e deritanishme, ekzistojnë dyshime se të njëjtit mund të jenë të përfshirë edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve të raportuara ditëve të fundit, ndërsa njëri nga të dyshuarit e ka pranuar përfshirjen në këto raste gjatë fazës së intervistimit”.
“Të gjitha veprimet e ndermarrura i jane paraqitur Prokurorit te Shtetit, i cili me aktvendim ka urdhëruar ndalimin e të dy personave për 48 orë, ndërsa është inicuar rasti “Vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.