Ndalohen dy shtetas të Serbisë në Kamenicë, hynë ilegalisht në Kosovë
Kronika
October 25, 2025 - 10:27
Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, pasi dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë.
Siç thuhet në njoftimin e organeve të rendit, në automjetin me të cilin po udhëtonin të dyshuarit, u gjet një aspirator kuzhine, e cila është sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor.
“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, pasi që me automjete kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjet i është gjetur një aspirator kuzhine, e cila është sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.