Vazhdon seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”
Foto: Laura Hasani

Vazhdon seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”

Kronika October 21, 2025 - 08:06

Seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” do të vazhdojë edhe sot.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq do të dalin sërish sot para trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës, me fillim nga ora 09:30.

Spasojeviqi, Toliqi e Maksimoviqi përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të Policisë.