
Të rinjëve u bie vetura në Ujman teksa bënin fotografi, kishin harruar ta tërhiqnin frenin
Kronika
October 14, 2025 - 17:52
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje mbi rastin e automjetit të të rinjve, i cili sot përfundoi në liqenin e Ujmanit.
Shefi i planifikimit në drejtorinë rajonale të policisë për rajonin e veriut, Erduan Baliqi, u shpreh për klankosova.tv, se rasti ka ndodhur kur dy të rinj kishin ndaluar për fotografi pranë liqenit.
Mirëpo siç tha ai, automjeti i tyre në të cilën nuk ishte askush brenda, kishte rrëshqitur duke rënë në ujë.”Të rinjtë veç kur e kanë pa automjetin e tyre duke lëvizë – duke ra në ujë!”, u shpreh ai ndër tjera.
Siç mëson klankosova.tv, nga kjo situatë nuk ka të lënduar.
Tutje bëhet e ditur se shkak e lëvizjes së tillë të automjetit, qe mostërheqja e frenit të dorës nga harresa!