Shpërthen bombola e gazit, vdes një femër në Dragash

Shpërthen bombola e gazit, vdes një femër në Dragash

Kronika October 10, 2025 - 09:08

Një femër ka mbetur e vdekur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 18:20, në një shtëpi në Dragash, ka bërë të ditur Policia, raporton Zeri.info.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë, ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, raporton Policia. /Zëri