
Behar Çalaj shpallet në kërkim nga Policia për “Lëndim të rëndë trupor”
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Behar Çalajt, i cili po kërkohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Policia ka publikuar edhe fotografi të të dyshuarit, ndërsa ka apeluar se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected].
Njofitmi i Policisë:
Kërkesë për bashkëpunim
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar që është identifikuar:
- Behar Çelaj, kërkohet për përfshirje në veprën “Lëndim i rëndë trupor”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected].