Aksion i madh i policisë në dy zona të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Aksion i madh i policisë në dy zona të Kosovës

Kronika September 24, 2025 - 10:26

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në disa lokacione në dy rajone të ndara.

Kështu ka bërë të ditur për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas Kelanit, operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të prokurorisë kompetente, është duke i realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë disa lokacione në dy rajone të ndara. Operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar”, tregoi Kelani.

Kelani po ashtu tha se, pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë do të bëhen publike informacione shtesë. /Zëri