Qytetari në Prishtinë gjen para dhe i dorëzon në Polici

Qytetari në Prishtinë gjen para dhe i dorëzon në Polici

Kronika September 23, 2025 - 12:41

Një qytetar me inicialet R.V. ka dorëzuar në Polici një shumë parash, të cilat i kishte gjetur në rrugë.

Menjëherë pas gjetjes së të hollave, qytetari ka njoftuar Policinë dhe ka dorëzuar shumën prej 260 eurove, duke dëshmuar shembullin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, ka njoftuar Policia në Prishtinë, transmeton Zeri.info.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit e vlerëson lart këtë gjest human dhe falënderon qytetarin për veprimin e tij. Po ashtu, Policia shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët që bashkëpunojnë dhe tregojnë besim të vazhdueshëm në institucionet e sigurisë”, thuhet në njoftim. /Zëri