
Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje
Kronika
September 17, 2025 - 22:20
Gjatë mbrëmjes së sotme Policia e Kosovës ka pranuar informatë për një mjet të dyshuar në rrugën ‘’Zija Shemsiu’’ në Prishtinë.
Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, tha për RTK se sot rreth orës 19:00, Policia ka pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën 'Zija Shemsiu' në Prishtinë.
"Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes", tha ai.