
Shpallet në kërkim Arbër Havolli, i dyshuar për vrasjen e Bashkim Spahiut
Kronika
September 09, 2025 - 10:50
Policia e Kosovës, përmes njoftimit, ka shpallur në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar për vrasjen që ndodhi të shtunën mbrëma në Llapashticë të Podujevës.
Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se viktima në këtë rast mbeti 44-vjeçari Bashkim Spahiu, nga fshati Gllamnik i Podujevës, raporton Zeri.info.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën ‘Vrasje’ që ka ndodhur më datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e Epërme - Podujevë”, thuhet në kërkesën e organeve të rendit drejtuar qytetarëve.