Aksident tragjik në Malishevë, dy të vdekur dhe dy të lënduar në përplasjen e dy veturave

Aksident tragjik në Malishevë, dy të vdekur dhe dy të lënduar në përplasjen e dy veturave

Kronika September 05, 2025 - 17:58

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Astrazub të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:50, kur dy vetura janë përplasur mes vete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë.

“Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave të rritur, një femër dhe një mashkull, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj.

Ai shtoi se me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave do të dërgohen për ekzaminim mjekoligjor.