Vdekja e të miturës në Drenas, Policia thotë se ishte vetaksident

Vdekja e të miturës në Drenas, Policia thotë se ishte vetaksident

Kronika September 01, 2025 - 09:34

Pasditen e së dielës një vajzë e mitur ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Komoran - Drenas, përkatësisht në Zabel të Ulët.

Policia e Kosovës në raportin ditor bën të ditur se deri tek vetaksidenti ka ardhur si pasojë se shoferja dyshohet se ka dalë nga rruga, shkruan Zeri.info.

Po ashtu, bëhet e ditur se katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, duke përfshirë edhe shoferen, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Aksident trafiku me fatalitet

Gllogoc / 31.08.2025 – 17:08. Një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare, dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një viktimë femër kosovare ka vdekur, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tri femra dhe një mashkull, kosovarë, si dhe drejtuesja e veturës. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri