![Përfshihen nga zjarri disa vetura në Hajvali [foto]](/uploads/zeri.info/images/2025/August/27/auto_ttttttttttt1756297640.jpg)
Përfshihen nga zjarri disa vetura në Hajvali [foto]
Kronika
August 27, 2025 - 14:26
Mesditën e së mërkurës një zjarr ka përfshirë një autoservis në Hajvali të Prishtinës, me ç’rast janë djegur disa vetura.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 11:30 është raportuar për një incident zjarri në Hajvali, ku në një autoservis janë përfshirë nga zjarri disa vetura. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur lokalizimin e zjarrit. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se janë duke u kryer të gjitha hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. /Zëri